23-11-2024

Haskuka kundër lejeve ndërtimore për hidrocentralet në Zhupë

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur poshtë mundësinë e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në zonën e Zhupës nga ana e Komunës, shkruan “GazetaePrizrenit”.

Ai ka deklaruar kështu pas një takimi me krerët e fshatrave të kësaj ane, me të cilët ka biseduar për nevojat e tyre.

Duke shpalosur problemet me të cilat banorët e kësaj zone malore përballen, Haskuka përmes një komunikate ka njoftuar lëshimi i lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në degët e Lumbardhit është brenga më e madhe.

“Sasia e rrymës që mund të prodhojnë këto hidrocentrale është shumëfish më e vogël se dëmi që mund t’i shkaktojnë ekosistemit të rajonit dhe pjesës urbane të qytetit. Pos saj, ndërtimi i hidrocentraleve do të shkatërronte mundësinë e zhvillimit të turizmit malor”, ka shkruar ndër tjera Haskuka në ‘facebook’.

Haskuka: Nuk do të lëshohen leje për ndërtim të hidrocentraleve në fshatrat e Zhupës

Sipas tij me krerët e këtyre fshatrave ka pasur pajtim që Komuna të mos lëshojë leje për ndërtim të hidrocentraleve.

 

Asnjë koment

Comments are closed.