23-11-2024

Haskuka lavdëron drejtorët nga Nisma, Hajdarin e Oreshkën

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se qeverisja komunale e Prizrenit përballet me shumë sfida, por të gjitha këto do t’i kalojë me punë, përkushtim, etikë dhe vendimmarrje të drejtë e të bazuar në ligje.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, ai ka shkruar se përkundër bllokimit të shumë projekteve, Komuna e Prizrenit është ndër më të suksesshmet në përmbushjen e premtimeve qeverisëse.

Gjithashtu vlen të theksohet se pjesë e suksesit të Komunës sonë janë edhe drejtorët Osman Hajdari dhe Ehat Oreshka.

Postimi i plotë:
Qeverisja komunale e Prizrenit përballet me shumë sfida, por të gjitha këto do t’i kalojmë me punë, përkushtim, etikë dhe vendimmarrje të drejtë e të bazuar në ligje
Përkundër bllokimit të shumë projekteve nga ana e institucioneve të papërgjegjshme, Komuna e Prizrenit është ndër më të suksesshmet në përmbushjen e premtimeve qeverisëse
Pjesë e suksesit të Komunës sonë janë edhe drejtorët Osman Hajdari dhe Ehat Oreshka, andaj unë do të vazhdoj me ata rrugëtimin tonë për qeverisje të mirë dhe në përmbushjen e zotimeve tona të përbashkëta./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.