Haskuka mbjell pemë në projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, sot kanë vizituar përfituesit nga projekti “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”, me ç’rast është bërë edhe mbjellja e këtyre pemëve arrore.
Në njoftim, thuhet se sivjet nga ky projekt janë përzgjedhur 11 përfitues për mbjelljen e një sipërfaqeje të përgjithshme prej 4 hektarëve.
Përfituesit janë përzgjedhur me poentim nga ana e komisionit vlerësues sipas kritereve të përcaktuara tek thirrja publike e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Vlera totale e projektit është 25.747 euro, ndërsa fermerëve përfitues u ka takuar participimi me 20% të shumës.
Përveç mbjelljes së pemëve arrore, në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe mbikëqyrje dhe këshillim tek fermerët nga ana e ekspertëve për një periudhë dy vjeçare, në mënyrë që të ketë rendimente sa më të larta.
Listën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-e-perfituesve-per-projektin-…