Haskuka: Mjedisi për zhvillimin e biznesit ka përmirësime në Prizren
Sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ambienti i të bërit biznes në Prizren është duke u përmirësuar.
Ai ka shkruar në kështu në profilin e tij në “facebook”:
“Sipas Qendrës Komunale të Biznesit (QKB) në Prizren gjatë vitit 2018 janë regjistruar 741 biznese të reja, duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2017, ku janë regjistruar 665 biznese të reja. Ky trend pozitiv shihet edhe në uljen e numrit të bizneseve të shuara, ku gjatë vitit 2018 në Prizren janë shuar 184 biznese, kurse ky numër për vitin 2017 ka qenë 219.
Me këtë shihet se totali i bizneseve të reja (bizneset e reja të regjistruara – bizneset e shuara=557) për vitin 2018 është rritur për rreth 25 për qind në krahasim me vitin 2017 (446)”, ka shkruar Haskuka./GazetaePrizrenit.net/