24-11-2024

Haskuka: Njerëz të pushtetshëm përfitonin nga hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kritikuar duke thënë se njerëz të pushtetshëm përfitonin nga hapësirat publike.

E tërë shuma nga granti i “Demos”, në vlerë prej 212.681 euro, sivjet do të përdoret për krijimin e hapësirave publike. Për ndërtimin e miniparqeve në lagje dhe fshatra, Komuna do të investojë 120 mijë euro, ndërsa 462.748 euro (112.681 euro nga granti) për instalimin e ndriçimit publik dhe riparimin e rrjetit ekzistues.

Haskuka, ka shkruar në faqen e tij të “facebookut” se ndër vite, hapësirat publike në komunën tonë janë tkurrur në vazhdimësi në dobi të një grushti të vogël të njerëzve të pushtetshëm. “Mungesa e hapësirave të ndriçuara dhe të gjelbra i ka privuar qytetarët nga drejta e tyre për qytetin”, ka thënë ai raporton “Gazeta e Prizrenit”.

“Me ndriçim dhe gjelbërim ua rikthejmë lagjet dhe fshatrat banorëve të Komunës sonë”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.