Haskuka përcjell punimet rreth hapjes së puseve në tokat bujqësore
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani kanë parë nga afër punimet që janë realizuar në kuadër të projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore ”, nga i cili kanë përfituar 50 fermerë.
Në njoftimin e komuna e Prizreniit, thuhet se pas kërkesave të shumta që janë paraqitur nga fermerët gjatë vitit të kaluar, të cilët nuk kishin qasje në sistemin e ujitjes për tokat bujqësore, kryetari Haskuka dhe drejtori Limani njoftuan se këtë vit kanë filluar me realizimin e këtij projekti për hapjen e puseve.
“Uji është faktor kryesor për rritjen e prodhimtarisë bujqësore, ndërkaq prodhimtaria është faktor kyç për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Andaj, që nga fillimi i mandatit kemi realizuar projekte të shumta për mbështetjen e fermerëve tanë, ndërkaq gjatë vitit të ardhshëm do të kemi edhe një projekt të madh në këtë drejtim”, deklaroi kryetari Haskuka, i cili falënderoi drejtorin Limani për realizimin e këtyre projekteve./GazetaePrizrenit