Haskuka përuron tezga mobile në Prizren për shitje e produkteve bujqësore
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se tanimë ka filluar vendosja e 100 tezgave mobile për shitësit e produkteve bujqësore.
Ai shkruar në profilin e tij në “facebook” se nëpërmjet tyre do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e punës së tregtarëve tanë dhe do të mundësojmë krijimin e një ambienti më të pastër për shit-blerje.
“Sot në lagjen Bazhdarhane dhe lagjen Ortakoll, punimet për vendosjen e tezgave janë në përfundim e sipër, ndërkaq më pas do të vazhdojnë punimet për vendosjen e tyre edhe në 7 lokacione të tjera. Këto tezga gjatë ditës do të shfrytëzohen nga tregtarët për shitje të pemëve dhe primeve të ndryshme, ndërkaq në mbrëmje mund të shndërrohen në ulëse, ku qytetarët tanë do të mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë”, ka shkruar Haskuka
Tezgat do të vendosen në pika ku vetëm se kemi pasur shitës për produktet bujqësore. Të gjithë tregtarët e interesuar duhet të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për marrje në shfrytëzim të këtyre tezgave!/GazetaePrizrenit.net