Haskuka rikthen ish-drejtorin e Ramadan Mujës
Kryetari i Prizrenit,Mytaher Haskuka ka rikthyer në postin e dikurshëm të drejtorit për Kulturë, Rini e Sport, që ia pati dhënë edhe ish kryetari Ramadan Muja, Arhim Ajazin nga partia NDS.
Lajmi është bërë publik nga vet kryetari Haskuka, përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë
Pas emërimit të ish-drejtoreshës, znj. Emilija Rexhepi si zv/kryeministre në qeverinë Kurti, sot kam emëruar Arhim Ajazin si drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit.
Me drejtorin Ajazi, i cili ka një përvojë dhe eksperiencë mjaft të gjerë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si zv/ministër ashtu edhe si drejtor në këtë dikaster, do të vazhdojmë të punojmë për Prizrenin, kryeqytetin e vlerave historike e kulturore.
Drejtorit Ajazi i uroj suksese në punë. Na priftë e mbara!