25-11-2024

Haskuka: Suksesi në vazhdim ndaj Pandemisë varet nga disiplina individuale

Sot ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se kjo tregon ritkimin e normalitetit dhe se suksesi ynë varet nga disiplina individuale e jona.

Ai apelon për kujdes dhe seriozitet të njëjtë me respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Komuna e Prizrenit ka përgatitur webfaqen ku mund të gjeni informatat edhe në formë të videove se si duhet të mbrojmë veten dhe familjarët tonë nga virusi.

Shkrimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Sot fillon faza e tretë e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19. Ngadalë po kthehemi normalitetit, por suksesi ynë si shoqëri për të luftuar virusin tani do të varet më shumë nga disiplina individuale e jona.

A do të vazhdohet me lehtësimet apo do të kemi kthim prapa në masa rigoroze, tani e tutje do të varet më shumë nga disiplina jonë personale.

Uroj që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë me seriozitet të njëjtë me respektimin e masave mbrojtëse individuale kundër koronavirusit. Pra, të mbajmë distancën sociale, të mbajmë maska dhe doreza në raste kur kemi shumë kontakte në publik, të mbajmë higjienën në vendin e punës dhe në shtëpi. Më e rëndësishmja është që ata që kanë simptome, temperaturë, kollë të thatë apo simptome të tjera duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të lajmërohen në numrin 0380 200 80 800.

Të gjithë operatorët ekonomikë që tani mund të operojnë, duhet të respektojnë protokolet për mbrojtje nga COVID-19, të cilat do të monitorohet nga policia dhe inspektorët.

Për informimin tuaj Komuna e Prizrenit ka përgatitur webfaqen https://covidpz.com/ ku mund të gjeni informatat edhe në formë të videove se si duhet të mbrojmë veten dhe familjarët tonë nga virusi https://www.youtube.com/watch?v=vflaAEM3S7Y. Po ashtu këtu mund të gjeni materialet e përgatitura nga Komuna për mbështetje psikologjike https://shendetimendor.uni-pr.edu/ dhe shumë materiale të tjera https://covidpz.com/…/1_Aktivitete-Psiko-Edukative-covidpz.….

Rreziku akoma nuk ka kaluar, por duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe të mbrojmë veten dhe familjet tona duke aplikuar masat preventive.

Mbetshi më shëndet,

Mytaher Haskuka

 

Asnjë koment

Comments are closed.