Haskuka: Vendimet i marr edhe në kafene, është e drejtë e imja
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka është përplasur me asableistën e partisë së tij Dafina Alishanin, për mbledhjen e bordit të drejtorëve, shkruan Gazeta Metro.
Asambleistja e Vetëvendosjes Dafina Alishani, nga e cila vjen edhe kryetari Haskuka, tha se ka informacione se 6 muaj nuk ëështë mbledhur fare bordi i drejtorëve.
“Nuk dua të besoj, prandaj kërkoj përgjigje nga ju kryetar”, tha Alishani.
Kryetari Mytaher Haskuka e pranoi se nuk mban mbledhje me drejtorë, ndërsa tha se është e drejtë e tij që vendimet t’i merr edhe në kafene.
“Vendimet i marr edhe në kafene, është e drejtë e imja”, tha Haskuka.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: