25-11-2024

Haskuka viziton ndërtimin e aneksit në shkollën e Vlashnjes së Prizrenit

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të ri në në shkollën “Naim Frashëri”, në fshatin Vlashnje, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë vizituar hapësirën ku do të ndërtohet aneksi.

Në njoftim, thuhet se brenda këtij objekti me hap 734 m², do të ketë 6 klasa mësimi, kabinete moderne për zhvillimin e lëndëve të ndryshme, nyje sanitare për persona me nevoja të veçanta, si dhe shumë pjesë të tjera që do të plotësojnë kushtet e nevojshme për një edukim kualitativ.

Lexo edhe:

Koronavirusi: Dy të vdekur dhe 33 të infektuar në rajonin e Prizrenit

“Fëmijët janë ardhmëria jonë.Investimi në arsim mbetet prioritet i qeverisjes së tij, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një e ardhme sa më të ndritur”, deklaroi Haskuka./GeP

Asnjë koment

Comments are closed.