23-11-2024

Haskuka viziton njërin nga fermerët përfitues të projektit pemë arrore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani sot kanë vizituar njërin nga 44 fermerët përfitues të projekteve “Ngritja e 29 hektarëve me pemë arrore-arra” dhe “Ngritja e 17 hektarëve me pemë arrore-lajthi”.

Në njoftimin e komunës, thuhet se Haskuka ka thënë se ndjehet i lumtur që këtë vit kanë pasur një interesim më të madh nga fermerët, të cilët synojnë mbjelljen e arrave dhe lajthive, ngase tregjet e këtyre pemëve në Kosovë aktualisht janë duke u furnizuar nga shtetet e jashtme.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj: Komuna njëherë asfaltoi rrugën “Faredin Hoti” e pastaj me rrënime prishi asfaltin e ri (Video)

Përveç kësaj, kryetari Haskuka theksoi se ky nuk është projekti i vetëm për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve të Prizrenit, pasi që qeverisja e tij vazhdimisht ka ndarë dhe do të vazhdojë të ndajë subvencione edhe për ngritje të stallave, furnizim me mekanizma të ndryshme bujqësore, furnizim me pemë të imëta-dredhëza dhe shumë projekte tjera.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, qiell, bimë, pemë, jashtë dhe natyrë

Asnjë koment

Comments are closed.