24-11-2024

Haskuka vlerëson arsimin si një nga prioritetet e Prizrenit

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka theksoi rëndësinë dhe rolin vendimtar të mësimdhënësit në suksesin e një vendi, duke përmendur shembullin nga Japonia – ku sipas traditës, i vetmi zyrtar që nuk i përkulet perandorit në takime është mësuesi.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se arsimi është një nga prioritetet e Komunës së Prizrenit, për të cilin ka investime të ndryshme si hapja e çerdheve të reja publike, rritja e cilësisë në arsim duke punuar për hapjen e laboratorëve të kimisë, fizikës, biologjisë, kabineteve të muzikës, si dhe lidhjen e arsimit me jetën e përditshme, ekonominë, sportin dhe fushat e tjera të jetës.

Kurse drejtori Susuri falenderoi kryetarin për mbështetjen e dhënë për Drejtorinë e Arsimit dhe shkollave, duke nënvizuar se për herë të parë 120 mijë euro nga të hyrat vetanake të komunës iu dedikohen pajisjes së shkollave me teknologji mësimore.

Pas programit artistik të përgatitur nga nxënësit, u shpërndanë mirënjohje për 75 mësimdhënës të cilët janë pensionuar mes datave 8 mars 2018 – 7 mars 2019, si dhe për 15 mësimdhënës për zbatim të suksesshëm të kurrikulave për vitin 2018.

Asnjë koment

Comments are closed.