Haxhi Avdyli i konsideron të çuditshme akuzat e Zafir Berishës ndaj Haskukës
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli i ka vlerësuar akuzat e fundit të kryetarit të Nismës në Prizren, Zafir Berishës ndaj kryetarit Mytaher Haskukës, të stilit “ t’i them sa s’më kanë thënë”.
LDK dhe Nisma janë pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen në Prizren.
Avdyli në një deklarim për “Kosova Sot” është shprehur se vërejtjet më të mëdha që kanë ndodhur në qeverisjen komunale janë kryesisht konkurset në sektorin e arsimit e administratës, të cilat menaxhohen nga Nisma.
“Normalisht përgjegjësia e vetme që i bie kryetarit është që ka lejuar zyrtarët e Nismës të sillen në drejtoritë e tyre, si pronarë çifligjesh ku nuk i japin llogari askujt, duke zgjedhur e punësuar pa kriter militantë partiakë. Dhe, është patetike dhe e çuditshme që ata po ankohen për punësime pa kriter në komunë, kur do të duhej ata së paku të heshtnin. Por, këtu vlen ajo fjala t’i them sa s’më kanë thënë”, theksoi ai. (Kosova sot)