05-05-2025

Haxhi Avdyli: Interesi i qytetarëve është kryesori, marrëveshja s’është e pamundshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.

E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli. Ai përmes një postimi në rrjetin social është shprehur se interesi i qytetarëve është kryesori dhe se marrëveshja s’është e pamundshme.

‘’Nëse e vendosim interesin e qytetarëve dhe vendit para interesit e fatit personal apo grupor, marrëveshja nuk është e pamundshme.E sigurte është që kur fiton Kosova, fitojmë të gjithë.Alternativa e refuzimit e bllokimit, është rrugë pa krye.Për të gjithë. Pa dallim’’, ka thënë ai.

Ndryshe në letren e Kurtit drejtuar Abdixhikut thuhet se ai nuk ka pasur probleme me të, por me  me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.

“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha se sa LDK i kishte para koalicioneve të mëparshme kur i bëri ato. Plus në vitin 2020 bashkë ne kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, thuhet në letren e Kurtit drejtuar Abdixhikut./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.