Haxhi Avdyli ironizon me nismën e Kadaj-Bujupit për shtesat e fëmijëve, e lidh me punësimet në Telekom
Kadaj-Bujupi kishte deklaruar se shtesat për fëmijë, do të bëhen gjatë këtij viti por kjo ende s’ka ndodhur.
E Avdyli, këto “shtesa” i ka ndërlidhur me punësimet në Telekomin e Kosovës, duke ironizuar me një status që e kishte bërë deputetja e AAK-së.
“Ky postim i nëntorit fshihte një SEKRET , që 5 muaj më pas e kuptuam. Këta e paskan pasë për fëmijët e tyre me rrogë prej Vitit të ri në PTK , e ne mendonim për 10 € shtesë për fëmijët e të gjithë Kosovarëve që kurrë nuk i morën”, ka shkruar Avdyli.
Kujtojmë se në Telekomin e Kosovës, është punësuar burri i deputetes Kadaj-Bujupi, për të cilin, ajo tha për Koha.net se “është jurist, dhe ka 20 vjet që është i papunë”.
Ndërsa, përveç burrit të saj, në Telekom janë punësuar djali i deputetit Muharrem Nitaj, vjehrri i Mërgim Lushtakut, bashkëshortja e Mërgim Lushtakut, djali i Teuta Haxhiut, reja e Pal Lekajt, ish-bashkëshortja e Argjend Zejnajt dhe 4 fëmijë të Osman Ejupit.