Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo: Nuk e kisha menduar kurrë se do ta linçonin kaq keq Vjosa Osmanin
Deputeti Haxhi Abdyli ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo.
Avdyli përmes letrës së gjatë të dorëheqjes, në shenje proteste, duke i dal në mbështetje presidentës Vjosa Osmani, ka vendosur edhe të largohet nga të gjitha pozitat e kësaj liste.

“Por edhe pse ishte ky mospajtim politik i rrallë mes nesh, nuk do ta kisha menduar kurrë që do pasonte kjo fushatë bazuar në linqim, fyerje, shpifje të ulëta e deri në kërcënime nga kolegë deputetë, politikanë , miq të mi të njohur e panjohur, nga mu ata që deri para 5 ditësh e quanin Vjosa Osmanin krenari të Kosovës”, ka shkruar nder tjera ai./INS


