Haxhi Avdyli thotë së ka deputetë të tjerë të LDK-së të janë infektuar, por se kanë bërë publike
Në në një lidhje direkte në Frontal të Televizionit 7, Avdyli ka thënë se të infektuarit nga LDK’ja nuk kanë pasur kontakt mes vete dhe se nuk e di se si shpërtheu virusi pikërisht brenda LDK’së.
“Po, nuk e di pse po na ndodhë. Ne në protesta s’kemi dalë”, tha Avdyli.
“Po, ka edhe tjerë që kanë dalë pozitiv, por mbetet të konfirmohet nga ata vetë. Është e pakuptueshme pse ka ndodhë kjo. Varet edhe nga kontaktet e ndryshme që mund t’i jemi. Është e vështirë që të zbulohet shkaktari. Nuk besoj se është mes nesh, sepse së fundi takimet i kemi pasur të mangët. Kemi diskutuar më shumë online”, ka shtuar ai Avdyli.
Deputeti ka pohuar se ka edhe të tjerë nga LDK’ja që janë infektuar e që nuk janë bërë publikë.
“Kam informata që ka, por nuk dua t’i zbulojë emrat, sepse dua t’u ruajë privatësinë”, u shpreh Avdyli.
Ai ka treguar se për shëndetin e tij janë kujdesur shumë kolegë të tij nga LDK’ja dhe e kanë kontaktuar, përfshirë kryeministrit Avdullah Hotit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit. Por, deputeti thotë se kryetari i partisë, Isa Mustafa, nuk e ka kontaktuar fare.