Haziri: Pa Thaçin s’ka delegacion, Hoti nuk shkon në Uashington
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, në një lidhje direkte telefonike në emisionin Çim Peja LIVE, në Syri Tv ka thënë se Kosova nuk do të ketë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte planifikuar për 27 qershor.
Sipas tij, Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.
“Nuk do të ketë takim.Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej katër muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë”.
“Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës. Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”.