Haziri rrëfen prapaskenat e negociatave me VV-në
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se LDK dhe LVV kanë pasur mosbesime të mëdha derisa kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.
Haziri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se pika e kthesës në raportet LDK-LVV ka qenë ofrimi i Vjosa Osmanit për mandat njëvjeçar në krye të Kuvendit.
Ai ka thënë se në takimin që kanë qenë bashkë me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Vjosa u ka bërë premtim se asnjë ditë nuk do të kalonte si kryetare e Kuvendit më shumë se me marrëveshje.
“Albini atëherë ka reagua duke i thënë Vjosës se “ne nuk të djegim dhe ofrojmë mandat katërvjeçar në krye të Kuvendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haziri thotë se paraprakisht në LDK Vjosa ishte parashikuar që të merr pozitën më të lartë në qeveri që do të kishte LDK-ja.
I pari i Gjilanit thotë se nga Vetëvendosje ka pasur mosbesim dhe “ata nuk kanë qenë të bindur se ne jëmi të gatshëm për qeverisje me ta”.
Nënkryetari i LDK-së thotë se edhe për Vetëvendosjen nuk ka qenë e lehtë t’i ndryshojnë qëndrimet për të shkuar ne koalicion me LDK-në. /Insajderi.com