Hedhet shorti për Ligën e Kampionëve: Këto janë të gjitha përballjet
U hodh shorti i dueleve me eliminim direkt në Champions League.
Në Nion të Zvicrës, goglat përzgjodhën tetë sfidat spektakolare në raundit të të 1/8-ve.
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.
Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.
Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.
Këto janë të gjitha duelet:
LEIPZIG-MANCHESTER CITY
CLUB BRUGGE-BENFICA
LIVERPOOL-REAL MADRID
MILAN-TOTTENHAM
EINTRACHT FRANKFURT-NAPOLI
BORUSSIA DORTMUND-CHELSEA
INTER-PORTO
PSG-BAYERN MUNCHEN