Heqet mosha e daljes në pension në Turqi
Turqia hoqi moshën e daljes në pension, duke bërë të mundur që më shumë se dy milionë qytetarë të dalin në pension menjëherë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e bëri të ditur njoftimin në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters.
Më parë, mosha e daljes në pension ishte 58 vjeç për gratë dhe 60 për burrat. Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë sistemi i ri, por Erdogan tha se 2.25 milionë njerëz mund të kishin dalë në pension menjëherë.
Aktualisht në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë. /GS