Heshtja “e zhurmshme” e shoqërisë përballë skandaleve të këtij pushteti
Nje sërë skandalesh po e godasin pushtetin aktual. Ato po i gërryejnë themelet e tij. Afera me ambasadorin e Kosovës në Kroaci pa dyshim se mbetet më e dalluara. Sa është e vërtetë kjo mbetet të verifikohet?
Mirepo, pasqyrimi ne mediat nderkombëtare i ketij rasti e ka krijuar nje imazh per sherbimin dimplomatik te Kosoves, si shërbim per shpërlarje të parave të pista per interesa politike. Pa perfunduar mirë ky rast po shperthen skandali tjetër.
Mirëpo, edhe përkundër shndërrimit të fenomeneve të tilla në dukuri serike, përsëri po mungon në reagim kolektiv shoqëror. Çka do të thotë kjo? A është atrofizuar aq shumë nervi qytetar saqë është bërë imun ndaj çdo anomalie që mund të ndodhë. Dhe tashmë nuk i bënë më përshtypje asgjë.
Abuzimet e tilla kanë filluar të shihen si normale. Apo ka një amnisti të përgjithshme publike dhe politike ndaj “regjimit të ri”?
Personalisht, nuk mund ta them me siguri as njërën as tjetrën. Por që për kauza të tilla të ketë një reagim më serioz duhet padyshim të ketë një mobilizim. Dhe një forcë të besueshme shoqërore që mbi tema të tilla e shton presionin publik mbi qeverinë. Zakonisht këtë detyrë e kryen opozita. Kontribut mund të japin edhe segmente të tjera të shoqërisë, sikur mediet, shoqëria civile, por përsëri barra kryesore në këtë “kryqëzat” i takon asaj.
Prandaj këtë “solidarizim” shoqëror ndaj skandaleve të pushtetit aktual mund ta shohim edhe si pasojë e mosbesimit shoqëror në raport me opozitën. Dhe jo si amnisti të pushtetit.
Sepse, kjo shoqëri e degdisi këtë opozitë nga pushteti, në margjina me qëllim që ajo të reformohet, këndellet e ta përjetojë një katarsis të njëmendtë politik, shoqëror, moral dhe psikologjik e të shfaqet si alternativë mirëfilltë ndaj pushtetit. E jo që ajo ta improvizojë procesin e reformave.
Keshtu, me kete heshtje te zhurmshme kjo shoqëri po flet më shumë sesa kur flet hapur. Prandaj, duhet ta degjojme heshtjen e saj. Sepse si duket ne këtë mënyrë qytetarët e këtij vendi po refuzojnë ta pranojnë të njëjtën gjellë opozitare me një garniturë të ndryshme.
Kurse me kete indiferencë, shoqëria kosovare po dëshmon, se nuk është e kënaqur as me pushtetin, por nuk mund të pajtohet as me ata që po tentojne ta mashtrojne ate se janë duke ndryshuar pa e bërë ne mënyrë te njëmendtë një gjë të tillë. Prandaj, ajo sot ndodhet e papërfaqësuar. Sepse nuk ka kush të flasë në emër të saj. / EO
P.S.
Opinionet janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.