Hidhet shorti i Superligës së Femrave
Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti i Superligës së Femrave për edicionin 2025-26, raporton Gazeta e Prizrenit.
👑 Kampioni aktual Bashkimi në javën e parë do të përballet me United Basketball,ndërsa në xhiron e dytë përballen skuadrat pejane Penza 03 dhe Penza.
🔥 Në xhiron e tretë ndeshen Prishtina me Peja 03,⚡ derbi Bashkimi – Peja 03 do të luhet në javën e pestë, ndërsa përballja e madhe Bashkimi – Prishtina do të zhvillohet në javën e shtatë.
📅 Orari i plotë gjendet në uebfaqen zyrtare të FBK-së.
🏆 Edicioni i ri do të fillojë më 4/5 tetor. /