19-09-2024

Ujësjellësi i Prizrenit njofton për mungesë të ujit në disa lokalitete

Ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor” njoftoi se do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për disa zona të Prizrenit.

Sipas tyre kjo vjen si rezultat i një defekti të paraqitur në gypin Ø300mm AC në rrugën Tirana.

Zonat e prekura janë:

Lagjja Arbana
Lagjja Bajram Curri
Fshati Vlashnje
Fshati Landovicë

Për të riparuar defektin dhe rikthyer furnizimin e rregullt me ujë, kompania po punon intensivisht për sanimin e defektit.

Ekipet e shërbimit janë në terren dhe pritet që procesi i riparimit të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lexo edhe:

Kryetari i AAK-së, Krasniqi: Me komunën e Prizrenit po udhëheqin kërcënimet me prokuror të njofshëm e familjarë

Asnjë koment

Comments are closed.