21-11-2024

Histori: Para 40 vjetësh kur Liria startoi në Ligën e Dytë të Jugosllavisë, ndërsa sot starton në Ligën e dytë të Kosovës

Fotoja e publikuar është në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kur Liria, na bënte krenarë me lojërat, jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe më gjerë.

Foto është botuar në gazetën e përditshme “Rilindja”, në prag të fillimit të Lirisë në Ligën e Dytë, të ish-federatës jugosllave me 22 milion banorë, ku garonin disa skuadra të forta, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndërkaq, sot rreth 40 vjet më vonë, Liria e fillon rrugëtimin në Ligën e Parë të Kosovës, apo rangun e dytë të garave, pas SuperLigës, prej të cilës ekipi prizrenas ra, vetëm pas një edicioni.

Pra, sot më 18 gusht nga ora 17:00, në stadiumin “Përparim Thaçi”  në Prizren Liria pret ekipin mitrovicas, KF Trepça.

Natyrisht se sikur drejtuesit e klubit të zemrës së prizrenasve si qëllimin kryesor kanë rikthimin në elite. Këtë po ashtu e duan edhe shikuesit dhe adhuruesit e futbollit nga rajonit të Prizrenit, të dytit për nga madhësia pas kryeqendrës.

Sukseset e mbarësia i prifshin Lirisë sonë! / “Gazeta e Prizrenit” /

Asnjë koment

Comments are closed.