Ditë historike për Kosovën. Shteti më i ri në Evropë tashmë është bërë me ushtrinë e tij. Pas vitesh nga shpallja e pavarësisë, Kosova diti të jetë e duruar dhe në fund të marrë vendime të mençura në shërbim të vendit dhe të forcimit të sigurisë.
Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligjin për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.
Kuvendi miratoi ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ligji u miratua me 106 vota pro, asnjë kundër. Në sallë kanë qenë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.