Hollësi për rastet e infektuara me COVID-19 nga Romaja e Hasit (Video)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht nga fshati Romajë.
Siç bën të ditur IKSHPK-ja, rastet që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë virusin nga kryefamiljarja, e cila rezultoi pozitiv disa ditë më parë.
Tutje instituti bën me dije se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbikëqyren nga niveli lokal.