Personi që u gjet pas shenja jeta në rrugë, afër fshatit Kushnin të Hasit të Prizrenit është Ismet U. Smajlaj nga Ramaja, një fshat rreth 5 kilometra larg vendit ku është gjetur viktima, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Fqinjë të afërt të viktimës kanë thënë se viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor.
Sipas policisë, viktima rreth 50 vjeçar, është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete, mbrëmë rreth orës 18:00, diku mbi vendin e quajtur “Valaku” , rrugës për në fshatin Kushnin.
Referuar raportit del se pos lëndimeve trupore e shenjave të dhunës, dyshohet se në trupin e viktimës janë shkrepur edhe plumba.
Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes konstatoi se viktima nuk kishte shenja jete.
Policia nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar, derisa po hetimet vazhdojnë për zbardhjen e vrasjes enigmatike.
Trupi i viktimës është dërguar në autopsi.
Mësohet se viktima ka pasur plagë në këmbë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Por, Prokuroria po pret edhe vendimin e mjekësisë ligjore. /GazetaePrizrenit.net/