Horoskopi për sot
Dashi
Do jeni dëgjues shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me qetësi. Në këtë mënyrë nuk keni për t’u përballur as me probleme. Falë mbështetjes së planetëve ju të dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij të gjitha pakënaqësitë. Në këtë mënyrë ai do e kuptojë mërzitjen që keni dhe do mundohet ta përmirësojë situatën. Ju beqarët do keni disa takime të këndshme, por do jeni të pavendosur. Në sektorin profesional do ketë disa ndryshime kryesisht pozitive. Keni për të marrë goxha përfitime sidomos nëse jeni treguar të kujdesshëm. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike dhe mund të bëni shpenzimet e duhura.
Demi
Për shkak të ndikimit jo shumë të mirë të yjeve ka mundësi që sot situata t’iu ndërlikohet. Do mundoheni shumë, por nuk do arrini dot t’i zgjidhni shpejt telashet në të cilat do futeni. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes. Nen influencën negative të Neptunit partneri juaj do tregohet më i rreptë dhe nuk do tolerojë asgjë. Mundohuni të mos i shkoni kundër nëse nuk doni që situata të përkeqësohet. Ju beqarët do kaloni një ditë të qetë dhe pa takime mbresëlënëse. Kjo nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do ndiheni shpesh nën presin sepse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet nëse doni që situata të jetë e qëndrueshme.
Binjakët
Dita e sotme pritet të jetë e zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Merrini gjërat shtruar përherë. Për të dashuruarit çdo gjë do jetë në favorin e tyre. Në një moment do mendoni edhe të hidhni hapa më tej. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë do tregoheni të vendosur për ta bërë për vete personin që pëlqeni prej kohësh. Fati do jetë në anën tuaj në çdo moment. Në punë do pajtoheni edhe me kolegët që keni debatuar dhe do ndiheni shumë më të qetë. Do e vazhdoni qetësisht rrugën e nisur. Në planin financiar duhet të shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.
Gaforrja
Mundohuni të ecni me prioritete gjatë kësaj dite sepse vetëm ashtu do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje tregohuni besnikë ndaj partnerit dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e të dashurit tuaj askush nuk e ka. Ju beqarët do mërziteni mjaft për shkak se nuk do arrini të krijoni as sot lidhjen e dëshiruar. Në punë, vërtet situata do sqarohet, por ka mundësi t’iu jepen akoma më shumë përgjegjësi se më parë. Po nuk patët vullnet dhe po nuk i bëtë sytë katër gjithë kohës, mundet edhe të humbisni. Në planin financiar do keni energjinë e duhur për të përballuar problemet.
Luani
Gjatë kësaj dite do përqendroheni më shumë tek jeta profesionale dhe ajo do marrë një zhvillim që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Karriera juaj do ecë aq shumë përpara saqë do kënaqeni pafundësisht. Përgatituni edhe për një propozim të jashtëzakonshëm. Nëse keni një lidhje, mos i kërkoni partnerit tuaj gjëra të pamundura sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund të arrihet menjëherë. Mbrëmja do jetë disi më e këndshme. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të bëni gabime të pa rikthyeshme. Ka kohë për gjithçka. Financat do jenë në përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni të tregoheni ende të matur me çdo lloj shpenzimi.
Virgjëresha
Do keni herë pas here disa dyshime për gjërat që do bëni sot, megjithatë do arrini të qartësoheni shpejt. Duke filluar që ju të dashuruarit nuk do mendoni më për ato që keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund të merrni vendime për të ardhmen. Partneri do iu gjendet pranë për çdo gjë. Edhe për ju beqaret pritet të jetë një ditë premtuese dhe e mbushur me takime interesante. Edhe në punë shpesh do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni dhe do keni frikë të tentoni. Dijeni që po pritet shumë keni për të humbur akoma më shumë. Nëse keni një post të rëndësishëm mund të përballeni me situata delikate. Në planin financiar do kryeni investime dhe transaksione me rëndësi. Situata do jetë e qëndrueshme.
Peshorja
Saturni ka mundësi të sjellë edhe surpriza të papëlqyera gjatë kësaj dite. Jo çdo moment do jetë i bukur kështu që përgatituni. Klima për ju që jeni në një lidhje do jetë sa shpërthyese po aq edhe e ngrohtë. Herë do dashuroni në mënyrë pasionante e herë do debatoni fort për gjera të kota. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do keni një takim entuziazmues, i cili mund t’ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur sa më lart. Po patët teka të tjerët do ua kalojnë dhe nuk do riktheheni dot pas në kohë. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme më vonë.
Akrepi
Edhe pritet një ditë me diell, mirë është të reflektoni gjatë kësaj dite dhe të mos tregoheni impulsivë. Falë ndikimit të madh të planetëve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Do kaloni momente romantike dhe sensuale falë të cilave do iu duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët do jeni të turpshëm, por në momentin që një person interesant do iu afrohet do harroni gjithçka. Jeta profesionale nuk do jetë plotësisht e qetë megjithatë po i bëtë gjërat me plan dhe po u treguat përherë të matur nuk keni për të pasur probleme. Nëse ju propozohen ndryshime mendohuni para se të thoni fjalën e fundit. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjërat do shkojnë si duhet.
Shigjetari
Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që kjo gjë do ju ndihmojë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni sukses në dashuri dhe më në fund nuk do ndiheni më të vetmuar. Zemra do rrahë me fort. Në punë, pas një periudhe gjumi letargjik, sot situata do ndryshojë shumë. Do vrojtoni çdo gjë me kujdes dhe nuk do dekurajoheni edhe nëse ju bëhet ndonjë kritikë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë të vini pak rregull. Do tregoheni më të organizuar.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë më të qarta dhe do e dini mirë si të veproni. Mundet edhe të provoni gjëra të reja dhe të kënaqeni. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do jetë më e favorshme se më parë. Surprizat e bukura do jenë të njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Ju beqarët do ndiheni mirë edha ashtu si jeni e nuk do kërkoni të krijoni lidhje serioze. Tani për tani do doni ta shfrytëzoni lirinë që keni deri në maksimum. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate. Në planin financiar do keni vetëm një objektiv: të rritni të ardhurat. Me pak më shumë përkujdes edhe mund t’ia arrini qëllimit.
Ujori
Do dini si të fokusoheni tek gjërat e rëndësishme gjatë kësaj dite dhe në tërësi nuk keni për të pasur probleme. Për ju që keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë dhe do flisni hapur për gjithçka. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për të kaluar ndonjë aventurë të shkurtër. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona interesantë, por nuk do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm se më parë. Do i pranoni gabimet dhe do bëni çdo përpjekje të mundshme për të mos i përsëritur më ato. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura.
Peshqit
Do jeni më konkretë gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju adhurojnë. Gjithë kohës do jeni të rrethuar nga persona që ju duan pamasë. Për ju të dashuruarit do ketë momente të bukura dhe të mbushura me lumturi. Do ndiheni si në ëndërr pranë atij që keni në krah. Shprehjani edhe ju sa të mundni ndjenjat. Ju beqarët do gjendeni përpara një zgjedhjeje të vështirë prandaj duhet të mendoheni mirë para se të vendosni. Nëse në punë do keni nevojë për ndihmë, këshillohuni me disa kolegë të vjetër që ju kanë qëndruar përherë pranë dhe ndonjëherë ju kanë kritikuar. Ata sërish do dinë t’iu orientojnë ku duhet. Për financat do jetë ditë e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi që do bëni nëse nuk doni të keni probleme.