Horoskopi për sot ( e diel – 25 shkurt )
DASHI
Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Horoskopi i së nesërmes këshillon Dashin të përshtatet me një valë pozitive: gjithçka për mirë. Mos kërkoni kapje në ngjarjet që ndodhin, mos nxitoni të fajësoni të tjerët për të gjitha fatkeqësitë dhe problemet, thjesht përpiquni të kuptoni veten. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.
DEMI
Sot do jeni më të përshtatshëm me gjithçka dhe më dinamikë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos jeni posesivë, të mos kërkoni nga partneri gjëra të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër mendoni të bëni disa gjëra të veçanta për të ndezur atmosferën. Hëna në Virgjëreshë kontribuon në stabilitetin në jetën personale. Jini të guximshëm dhe rrëfejini ndjenjat tuaja atyre që doni. Ju beqarët do gjendeni përballë personat me tipare të ndryshme dhe nuk do dini cilin të përzgjidhni. Sipas Horoskopit në punë do jeni më kompetentë dhe stimulues. Edhe pse ne disa momente mund të lodheni nuk do e lëshoni veten. Financat do i shpenzoni me më shumë maturi dhe gjendja kë për të mbetur e mirë.
BINJAKËT
Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje. Horoskopi për ditën e nesërme i këshillon Binjakëve që të mos e nënshtrojnë trupin e tyre në teste të rënda. Do të jetë më mirë nëse gjeni mundësinë për të ndryshuar situatën, bëni diçka të këndshme, për shembull, kreativitet.
GAFORRJA
Sjellja juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë herë pas here probleme. Horoskopi i së nesërmes rekomandon që Gaforret të paktën përkohësisht të harrojnë të gjitha problemet. Ndikimi i hënës së plotë do t’ju ndihmojë të menaxhoni përvojat tuaja. Ndaloni së ushtruari autokritikën. Nëse keni një lidhje Dielli dhe Mërkuri do bëjnë të pamundurën për t’iu bërë të logjikoni, por ju sërish do ecni me mendjen tuaj. Debatet do fillojnë në mesditë dhe do vazhdojnë deri në mbrëmje. Ju beqarët nuk do e gjeni dot partnerin e jetës edhe pse do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme. Në punë do qëndroni në qetësi dhe nuk do kërkoni as meritat që do ju takojnë. Ky në fakt do jetë gabim i rëndë. Financat nuk do jenë specialiteti juaj, megjithatë do arrini do arrini t’i mbani nën kontroll.
LUANI
Sot do nxitet shpirti i iniciativës dhe dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Horoskopi i së nesërmes këshillon Luanin të mos e tundojë fatin me veprimet e tyre të pamatura. Mos i nxitoni gjërat, thjesht prisni dhe koha do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Ju të dashuruarit do jetoni në një ambient tej mase të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do arrini t’i sqaroni që në orët e para të mëngjesit. Ju beqarët do jeni shumë të sigurt për hapat që do hidhni dhe do e bëni për vete këdo që do pëlqeni. Në punë do jetë Marsi planeti që do ju japë forcë dhe kurajë. Mund të nënshkruani edhe kontrata sot. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do jenë më të mira.
VIRGJËRESHA
Sot do kërkoni ekuilibrin në çdo fushë dhe falë Diellit do e gjeni. Nuk do jeni më pasivë si më parë. Nëse keni një lidhje do i çoni mesazhe të ngrohta partnerit dhe do merrni prej tij një propozim impresionues. Pasditja dhe mbrëmja e vonë do jenë momentet më të begata. Për ju beqarët do hapen portat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë mbrohuni nga armiqtë, por mos u fiksoni të merreni vetëm me ta. Horoskopi i së nesërmes i ofron Virgjëreshës që të mos e përmbushë me shumë zell detyrën profesionale. Jepini vetes pak pushim.. Me shpenzimet do keni të logjikshëm dhe kjo do shmangë të gjitha problemet.
PESHORJA
Sot nuk duhet ta ulni kokën për asnjë moment dhe nuk duhet të dorëzoheni pavarësisht pengesave. Hëna e plotë nëvirgjëreshë dhe Plutoni, do ju ndihmojnë të vendosni më shumë rregull. Nëse jeni në një lidhje do jeni më bujarë me partnerin dhe do arrini te të merreni vesh më mirë. Do doni të kënaqni dhe të kënaqeni njëkohësisht. Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes para se të bëni një zgjedhje sepse ajo do ndikojë gjithë të ardhmen. Për punën nuk do jetë një ditë delikate, megjithatë mos prisni as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Sipas Horoskopi.vip financat duhet t’i keni më shumë nën kujdes dhe keni për ta parë që gjithçka do stabilizohet.
AKREPI
Horoskopi i nesërm u ofron Akrepëve të kalojnë pak kohë në paqe dhe qetësi, në mënyrë që asgjë t’i shkëpusë nga mendimet. Atëherë mund ta kuptoni veten dhe të vendosni për perspektivat e ardhshme. Dielli dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të përdorni fjalët për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do bëni deklarata akoma më të forta dhe mund të mendoni edhe për ndonjë mbrëmje romantike. Në sytë tuaj jeta juaj në çift do jetë prioritet. Ju beqarët do ndiheni më të lirë dhe do keni edhe teknikën e duhur për të joshur cilindo që do pëlqeni. Në punë do keni argumentet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Për ju asgjë nuk do jetë e vështirë. Në planin financiar do keni këshillues shumë të mirë dhe situata ka për t’u përmirësuar goxha.
SHIGJETARI
Nuk do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe probleme të vogla. Horoskopi i së nesërmes ju këshillon të mos refuzoni ndihmën dhe këshillat e të tjerëve. Sigurisht, aftësia juaj për të kuptuar shpejt thelbin e gjërave është e admirueshme, por ndonjëherë është e dobishme të dëgjoni një këndvështrim tjetër. Nëse keni një lidhje mund të kërkoni gjëra të pamundura dhe nuk do keni durim as të prisni një shpjegim të arsyeshëm nga ai që keni në krah. Marrëdhënia mes jush gjërat nuk do ecin gjërat si duhet. Ju beqarët do iu tejçoni mesazhe personave që pëlqeni dhe ka mundësi që disa gjëra të fillojnë të ndryshojnë. Sido që të jetë duhet të bëni durim. Në punë do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur dhe do ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Gjendja e financave ka për te qene shume herë më e mirë.
BRICJAPI
Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më gati për të filluar një lidhje afatgjatë me të. Do diskutoni më lirisht dhe nuk do druheni për asgjë. Hëna në Virgjëreshë i bën njerëzit të përmbajtur dhe të arsyeshëm, do të mund të fitoni besimin e fëmijëve tuaj. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nga frika zhgënjimeve as nuk do guxoni të tentoni. Në punë përdorni më shumë argumentet e duhura për të justifikuar vendimet që do merrni. Mos u dorëzoni edhe nëse jeni pa mbështetje. Financat do jene më të mira dhe kjo do ju mbushë me optimizëm.
UJORI
Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Horoskopi për nesër i ofron Ujorit që të mos e lodhin veten me ngarkesa, me shumë mundësi nuk do të ketë shumë kuptim nga puna fizike. Por ju mund t’ia kushtoni ditën argëtimit tuaj të preferuar ose bisedës me miqtë. Nëse keni një lidhje flisni sa më shumë me partnerin tuaj dhe ndani edhe brengat që do ndieni në zemër. Nëse anashkaloni gjithçka keni për të vuajtur pasojat më vonë. Ju beqarëve do ju ecë jeta edhe më mirë nga më parë falë një takimi interesant të nxitu nga disa familjarë. Në punë do përballeni edhe me xhelozinë e kolegëve edhe me intrigat e tyre, megjithatë eprorët do dinë t’iu vlerësojnë. Në planin financiar do ndiqni procedura strikte dhe do arrini ta stabilizoni ndjeshëm gjendjen.
PESHQIT
Fati? Nuk gjendet, por provokohet. Këtë do e mësoni gjatë kësaj dite. Horoskopi i Peshqve për nesër premton zbulime të pabesueshme dhe ngjarje të këndshme. Energjia e numrit 7 forcon intuitën, ndihmon për të parë atë që fshihet nga sytë kureshtarë. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për ta bërë lidhjen tuaj edhe më të veçantë. Tentoni edhe gjëra të reja në dukje të paarritshme sepse mundësitë do jenë shumë më të mira. Ju beqarët do korrni gjithë ato që keni mbjellë. Nëse keni ditur si të joshni do arrini të filloni një lidhje të fortë. Në punë, disiplina dhe përpjekjet që do bëni do ju çojnë në rrugën e duhur. Serioziteti gjithashtu nuk do ju mungojë. Gjendja e financave ka për të mbetur e njëjtë edhe sot.