24-11-2024

Horoskopi sot

Dashi
Kjo ditë do të jetë shumë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas. Tashmë situata mund të përmirësohet si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale, në raport me atë që keni jetuar në muajin shtator dhe tetor. Megjithatë duhet të përshtateni me sisteme dhe strategji të reja. Gjëra pozitive nuk do të vonojnë që të vijnë, por ju bëni mirë që të mos shkatërroni gjithçka me diskutime dhe polemika.

Demi
Më në fund tetorit po i vjen fundit! Për të lindurit e kësaj shenje ka qenë një muaj vërtetë i rëndë, me probleme dhe situata të vështira, disa prej të cilave do të vijojnë të ndihen edhe gjatë nëntorit, kryesisht në nivelin ekonomik. Por me siguri do të jetë një muaj më i mirë dhe më i qetë. Nisni të organizoni diçka të bukur për këtë fundjavë, në mënyrë që të rikuperoheni pas stresit që keni kaluar në këto javë të ngarkuara.

Binjakët
Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund të humbni durimin. Këshillohet që ta lini që të rrjedhë dhe të jeni më të qetë, pasi gjërat do të sistemohen shumë shpejtë. Kjo gjë vlen sidomos sa i takon dashurisë, ku duhet të tregoheni më të kujdesshëm, sidomos nëse keni përjetuar një krizë së fundmi.

Gaforrja
Tashmë mund të shënoni rikuperime në punë, pasi yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë për të kaluar disa probleme. Në nëntor do të ndiheni më të fuqishëm në raport me shtatorin dhe tetorin. Do të keni më shumë mundësi për të zgjidhur disa çështje profesionale. Nëse ka probleme në sferën familjare ose të ndjenjave, mos prisni, por flisni menjëherë dhe sqarohuni.

Luani
Kjo ditë do të jetë e mbushur me luhatje sa i takon dashurisë. Do të jeni nën efektin e emocioneve, por bëni kujdes se kujt i drejtohen. Rrezikoni që të ndiheni të tërhequr pas dikujt që nuk ju përshtatet. Sa i takon sferës profesionale, mund të bëni disa zgjedhje dhe ndryshime, që mund të kenë të bëjnë me ndryshime fizik apo bashkëpunimi.

Virgjëresha
Ky mund të jetë momenti i kthesës së madhe, por duhet të bëni kujdes ndaj strategjive që do të përdorni. Përpiquni që të organizoheni sa më mirë, por edhe të gjeni më shumë kohë për tu relaksuar. Jeni shumë të lodhur dhe nuk do arrini që të arsyetoni mirë.

Peshorja
Keni nevojë për të zgjidhur një çështje të mbetur pezull e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme. Mundohuni që të shoqëroheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Keni nevojë për më shumë qetësi! Mundësitë nuk do ju mungojnë, ndonëse mund të ketë një rënie të lehtë.

Akrepi
Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme, ku parashikohet një periudhë e shkëlqyer. Do të fitoni terren dhe do të merrni rezultate shumë të mira, si në sferën profesionale edhe në atë personale. Mundohuni që të jeni më të qetë dhe optimist. Ndërkohë shijoni ditët e fundjavës, pasi do të rigjeni emocione të bukura në dashuri.

Shigjetari
Edhe pse yjet janë në anën tuaj, mos mendoni se fati bie nga qielli. Lëvizni dhe përvishni mëngët për të marrë rezultate të mira, si në punë edhe në dashuri. Sa i takon ndjenjave, në orët në vijim, Venusi do të iket ndikim të kënaqshëm tranzit, ndaj përfitoni dhe mos u mbyllni në shtëpi. Do të keni mundësi të mira si në dashuri edhe në punë, ndaj shfrytëzojini.

Bricjapi
Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të humbni durimin dhe mund të rrezikoni gjithçka. Keni arritur në atë pikë ku duhet të bëni disa zgjedhje, shkruan noa.al. Ka ardhur momenti për rritjen tuaj personale, profesionale dhe emotive.

Ujori
Gjatë kësaj të enjteje duhet ta shikoni botën me më shumë optimizëm dhe me një buzëqeshje më shumë. Mundohuni që të zgjidhni situatat që ju kanë tensionuar dhe të rikuperoni ato raporte që ju kanë stresuar, sigurisht, vetëm nëse ia vlen. Megjithatë, nuk duhet të çoni përpara situata që ju shqetësojnë.

Peshqit
E enjtja do të jetë disi nën ritmin e duhur, pasi do të jetoni një ditë të lodhshme dhe të mbushur me nervozizëm. Por mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë vetëm për një situatë kalimtare dhe rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë nuk do të keni probleme të mëdha, por sërish do të ndiheni të lodhur. Në dashuri, kush është vetëm, me gjasë po mendon për një dashuri të dështuar. Lini gjithçka pas krahëve, pasi rikuperimi është fare pranë.

Asnjë koment

Comments are closed.