23-11-2024

Horror në Turqi, sherr mes dy palëve, vriten disa persona para Gjykatës në Stamboll

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur këtë të enjte pranë gjykatës së Kuçukçekmeçes, në Stamboll.

Mediat turke raportojnë për shkëmbim zjarri mes disa personash, por rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë janë ende të paqarta.

Nga sherri që shpërtheu mes dy palëve pas seancës gjyqësore, 4 persona mbetën të vrarë dhe 3 të plagosur.

Mësohet se palët kanë dalë ballë për ballë në parkingun e gjykatës pas një seance në gjykatë./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.