Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit
Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.
Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit.
Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit iu është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti pritet të mbledh kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.