23-11-2024

Hoti takon gastronomët, u siguron mbështetje përballë pandemisë COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, shkruan Gazeta Express.

Hoti i njoftoi se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“I sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Sot do të mbahet seanca ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.