Hoxhaj: Ata që flasin për vija të kuqe referuar PDK-së, i frikësohen humbjes
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të disa zyrtarëve të partive politike në Kosovës se kanë vija të kuqe ndaj PDK-së.
“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje.”