Hoxhaj tregon arsyet që çuan në humbjen e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Kosova pas zgjedhjeve po përballet më një realitet të ri politik.
Ud i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tregon në Euronews Albania realitetin nga këndvështrimi i forcës kryesore politike të vendit, që për momentin ndodhet në opozitë.
“Ne kemi marrë seriozisht rezultatin zgjedhor dhe ka mendoj se ka ndikuar aktakuza kundrejt z. Veseli dhe z. Thaçi, qëndrim i gjatë në pushteti dhe së treti prej vitit 2015 Kosova ka qenë në një bllokadë totale të brendshme. Vetëvendosja ka bllokuar procese të shtet formimit të Kosovës dhe nga këto arsye kemi marrë këtë rezultat dhe po bëjmë çdo gjë që partia të ndryshojë, të reformohet dhe rilindë,” – thotë Enver Hoxhaj.
Partia Demokratike për momentin ndodhet në një situatë jo shumë të mirë pasi dy prej figurave të saj z. Thaçi dhe z. Veseli po përballen në Gjykatën Speciale për krime lufte. Ky proces ka bërë që z. Hoxhaj mos jetë kryetar me të drejtë të plota, por sipas tij kjo nuk ka ndikuar te udhëheqja e tij.“Deri më tani kam pasur mbështetjen e gjithë kolegëve për vendimmarrjen dhe kemi pasur mirëkuptim për përgatitjen e listës për deputetë, kandidimin tim për kryeministër apo opozita që do bëjmë. Natyrisht jemi në një proces reformim të brendshëm,” – shprehet ai.
Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së e ka të qartë opozitën që do bëjë dhe ajo do jetë projektuese dhe monitoruese.
“Do bëjmë opozitë në dy rrafshe; Në një do jemi projektues ku PDK-ja prezanton pritoritet konkrete se për çfarë jemi në jetën politike dhe tjetra do bëjmë opozitë monitoruese e cila kontrollon pushtetin dhe në bazë të këtyre do reformojmë PDK-në. Ne do përfaqësojmë qytetarët dhe komunitetin,” – rrëfen z. Enver Hoxhaj.
PDK-ja sipas z. Hoxhaj ka zhvilluar dhe një mbledhje për të analizuar humbjen dhe si do vazhdojë para.
“Ne kemi pasur një mbledhje dhe diskutuam me detaje për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe na ngarkoi të hartojmë dokumente për reformë të brendshme, si të bëjmë opozitë dhe si të garojmë në zgjedhjet lokale që janë në zhvillim e sipër, ndërsa Konventa e punës nuk është në agjendën tonë,” – thotë kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj.
Një prioritet i Partisë Demokratike është dhe përgatitja për zgjedhjet lokale dhe partia është duke punuar për listë e kandidatëve.
“Lista e PDK-së për komunat do jetë përfshirëse dhe do përfaqësojmë popullin, kemi hartuar kriteret për përfaqësim të gjerë gjinor, pra dhe gra dhe moshës. Do kemi kandidatë të rinj dhe figura të njohura,”- shprehet z. Enver Hoxhaj.