Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit se njësitet përkatëse të Policisë kanë nisur hetimet fillestare, është konstatuar se viktima është i mituri V. N. ( i lindur më 15.08.2008 ), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk kishte kontaktuar as me familjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima, duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga trupi rrugor dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim. Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje rrethanat e këtij rasti tragjik.