Humb jetën shqiptari në Itali, ra nga çatia e pallatit ku po punonte
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. 40-vjeçari banues në Casale, ra nga çatia e pallatit ku po punonte
Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia vendase, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express