Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë
Trajneri i FC Basel, Ludovic Magnin, ka dashur të shuajë çdo dilemë sa i përket debatit që është krijuar së fundi rreth ekzekutuesit të penalltive te skuadra zvicerane.
Pas barazimit pa gola kundër St. Gallen, ku Xherdan Shaqiri humbi penalltinë e tretë të sezonit, trajneri kishte paralajmëruar se do të analizohej hierarkia e gjuajtësve brenda ekipit — deklaratë që shkaktoi menjëherë reagime në Basel.

Megjithatë, Magnin e sqaroi çështjen me tone të qarta, duke konfirmuar se Shaqiri do të vendosë nëse do të vazhdojë t’i gjuajë ose jo.
“Nëse Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do t’i gjuajë ato. Nuk ka diskutim për këtë”.
“Kjo më dukej gabim. Thashë që do ta shqyrtonim. Kështu u interpretua. Kjo më kujtoi se jam në Basel tani. Në Lausanne, një deklaratë e tillë nuk do të kishte pasur asnjë efekt fare”, shtoi ai me një buzëqeshje.
Momenti kur Amir Shaipi ia pret penalltinë Xherdan Shaqirit

Magnin pranoi se humbja e dy penalltive radhazi nga Shaqiri është e dhimbshme dhe fatkeqe për ekipin, por insistoi se besimi tek kapiteni mbetet i palëkundur.
“Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do ta marrë. Për mua nuk ka absolutisht asnjë arsye për ta vënë në dyshim”.

Ky qëndrim i trajnerit dëshmon qartë se pozita e Shaqirit si lider i skuadrës mbetet e fortë, pavarësisht periudhës së vështirë para portës nga pika e bardhë
