23-10-2025

‘Hup aty, mos mu ofro’ – Kryetarja e Preshevës eskalon ndaj një zyrtari komunal – Video

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është shfaqur në një video duke u drejtuar me nervozizëm ndaj një zyrtari komunal.

Në videon e publikuar nga partia “Alternativa për ndryshim”, Sinani dëgjohet teksa i drejtohet me tone të larta: “Hup aty, mos mu afro. I pamoralshëm”, thotë ajo.

Përveç shpërndarjes së pamjeve të eskalimit të saj, “Alternativa për ndryshim” ka dhënë edhe një reagim zyrtar për rastin.

“Pamjet nga seanca e fundit e Kuvendit Komunal janë shumë shqetësuese për çdo qytetarë të komunës sonë, pasi tregojnë qartë gjendjen e rënduar emocionale të Ardita Sinani, e cila nuk është e aftë të përballojë asnjë kritike që i takon një udhëheqëseje komunale”.


“Që nga dita e parë në krye të Komunës, Ardita Sinani është përpjekur ta shfrytëzojë gjininë dhe pozitën e femrës për t’u viktimizuar dhe për t’a mbuluar paaftësinë totale të saj”.

“Por qytetarët e Preshevës tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një lojë politike për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesën totale të rezultateve në çdo fushë”, thuhet në reagim.

Asnjë koment

Comments are closed.