Huqja e Kurtit në zgjidhjen e ekuacionit matematikor në Llap bëhet edhe lajm ndërkombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje publike nxënësve për gabimin që bëri gjatë zgjidhjes së një problemi matematikor gjatë inaugurimit të një shkolle të mërkurën, ka shkruar mediumi “Politco” për kryeministrin Kurti.
Mediumi thotë se komentet e Kurtit erdhën pasi një video e incidentit me algjebrën u bë virale në rrjetet sociale.
Më poshtë artikulli i mediumit për kërkimfaljen e Kurtit:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje publike nxënësve për gabimin që bëri gjatë zgjidhjes së një problemi matematikor gjatë inaugurimit të një shkolle të mërkurën.
“Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në ndërtesën tuaj të re shkollore. Gëzimi juaj sot më bëri të ndiej mungesën e bankave shkollore,” shkroi Kurti në një postim në Facebook të mërkurën në mbrëmje. “Por duhet të them që tani jam i lumtur që nuk isha nxënës në atë moment, sepse nuk do të kisha marrë një notë kaluese.”
Komentet e Kurtit erdhën pasi një video e incidentit me algjebrën u bë virale në rrjetet sociale. Në klip, Kurti u kap duke zgjidhur lehtësisht një ekuacion matematikor para një klase gjatë hapjes së një shkolle të re në Podujevë, në verilindje të Kosovës.
Pasi Kurti përfundoi me vetëbesim zgjidhjen e problemit matematikor, të gjithë në dhomë e duartrokitën, madje edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u bashkua me duartrokitjet.
Por kishte një problem: Kurti kishte dhënë përgjigjen e gabuar. Ups!
Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re shpejt gabimin në zgjidhjen e Kurtit, i cili duhej të ishte x=0 në vend të x=5.
Duke reflektuar mbi gabimin, Kurti shtoi: “Po të kisha menduar për një moment më gjatë, do ta kuptoja që përgjigjja e saktë ishte x=0, por në atë rast nuk besoj se do të kisha guximin të merrja shkumësin dhe të shkruaja në tabelën tuaj. Më falni. Zgjidhja e asaj ekuacioni, siç e dini ju më mirë se kryeministri juaj, është x=0.”