Hyri ilegalisht në Vërmicë, kthehet prapa shtetasja nga Shqipëria
Një shtetase e Shqipërisë është kthyer prapa, kur policia ka zbuluar se ajo kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:50, ndërsa e dyshuara është hasur në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë,
Sipas policisë, njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës.
“Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë”, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaePrizrenit.net