Hyrje të reja, tension dhe surprizë për Luizin – prime i ‘zjarrtë’ sonte në BBVA
Tension, emocione dhe hyrje të papritura – shtëpia e Big Brother VIP nuk pushon së befasuari këtë javë. Marrëdhënia mes Selin dhe Gimbo ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë të gjithë të pyetur: Çfarë po ndodh mes tyre?
Ndërkohë, nominimi i fundit duket se ka ndikuar tek raporti i Brikena-Mateo, duke sjellë diskutime dhe momente të tensionuara brenda shtëpisë.

E ndërsa emocionet rriten, një surprizë e veçantë pret Luizin, duke e lënë atë të emocionuar dhe të papërgatitur.
