16-01-2026

Hysi Muhadri braktis PDK-në, kritikon zhvillimet e brendshme në degë

Hysi Muhadri ka njoftuar tërheqjen e tij të plotë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në parti.

Muhadri, i cili deri më tani ka qenë kryetar i degës së PDK-së në Has, ka bërë të ditur se vendimi vjen pas pakënaqësive me zhvillimet e brendshme në degë pas zgjedhjeve lokale.

Ai ka theksuar se gjatë procesit zgjedhor ka dhënë angazhimin maksimal për forcimin e PDK-së në Has dhe në gjithë Gjakovën, por sipas tij, pas zgjedhjeve janë anashkaluar aktivistët që kanë kontribuar.

 

Ai ka bërë të ditur se mandatin në Asamblenë Komunale të Gjakovës do ta vazhdojë si asamblist i pavarur.

Shkrimi i plotë:

Asnjë koment

Comments are closed.