23-11-2024

I aksidentuari në autostradë dërgohet në QKUK

Dy persona shtetas të Shqipërisë, të cilët udhëtonin me një minibus në linjën Durrës – Prishtinë, kanë humbur jetën në një aksident trafiku të shtunën para orës 10:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Peqan të Suharekës, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë sjellur për trajtim mjekësor, dhe njëra nga ato, Betina Muhametaj rrëfen për momentet e ngjarjes tragjike. Ajo thotë se në momentin e aksidentit brenda minibusit ndodheshin 7 persona.

Mjekur kujdestar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit, Afrim Jahaj, njofton se të në këtë institucion janë pranuar për trajtim 4 persona, njëri nga ata edhe vozitësi i minibusit, një prej të cilëve në gjendje të rëndë i cili menjëherë më pas është dërguar për në QKUK. Dy nga të lënduarit tashmë janë lëshuar nga spitali, dhe pritet që edhe i lënduari tjetër pas disa orësh të lirohet për në shtëpi, njoftoi ai.

Lidhur me rastin tragjik, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka njoftuar për media se në aksidentin ku humbën jetën dy persona e tre të tjerë mbetën të lënduar, të përfshira ishin një minibus udhëtarësh dhe një kamion. Sipas tij aksidenti ka ndodhur në km e 36-të rrugës Vermicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Peqan të Suharekës./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.