I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës, pjesëtar i FSK’së dhe nip i Naim Murselit
Kushtrim Kokalla është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas burimeve të Express, Kokalla është nip i Naim Murselit i cili poashtu u arrestua sot nën dyshimin se ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Kokalla poashtu është pjesëtarë i FSK-së.
Përveç Kokallës dhe Murselit, sot u arrestua edhe dorasi Granit Plava.
Poashtu është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast. /Express/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



