I dënuar me 25 vite burg nga Peruja, 58-vjeçari arrestohet në Morinë
Një 58-vjeçar nga Peruja është arrestuar në Morinë, pasi rezultonte i dënuar me 25 vite burgim për trafikim armës dhe krime kundër shtetit.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.