“I dhurova burrit grua të përkohshme simpatinë e rinisë”, prizrenasja Ikballe Huduti nuk ndalet me deklarata shokuese
Ikballe Huduti ka folur në “Shqipëria Live” për deklaratat që ajo ka dhënë në lidhje me martesat me shumë gra të burrit të saj.
Huduti deklaroi se Islami i lejon martesat me shumë gra dhe se unë ia bëra dhuratë burrit tim gratë e tjera se doja t’i fokusohesha fesë.
Një ndër gjërat që ajo tha ishte se ka insistuar që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme.
Në njërën prej martesave të përkohshme që partneri i Ikballes ka bërë, kandidatja ka qenë një pëlqim i tij përpara martesës me të.
“Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me mua dhe unë ia bëra një dhuratë. I dhurova burrit grua të përkohshme. Për një periudhë iu përkushtova Islamit dhe që burri të mos i mungonte asgjë i dhashë grua tjetër. Martesat e përkohshme janë të lejueshme në Islam”, tha ajo.
Njëkohësisht Iballe Huduti deklaroi se martesa e saj ka qenë ligjore ndërsa të tjerat jo, pavarësisht se ka këmbëngulur që të vijojnë për një kohë të gjatë.
Në njërën prej rasteve të martesës ka kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.
“Martesa afatgjatë si e imja është ligjore, ndërsa të tjerat jo. Unë e mendoja që ai ta vazhdojë më gjatë martesën afatshkurtër sepse doja që vajza ime të kishte edhe një motër tjetër përveç vëllezërve. Martesat e tjera kanë qenë oferta të tjera ku një doktoreshë ka pasur një djalë dhe burri im është biznesmen dhe ka mundësi të kujdeset për djalin madje të ketë pjesë në pasuri”, shtoi më tej Ikballe Hududi.