I dyshuari për dhun:imin e 19-vjeçares në shtëpinë e saj, kapet nga Policia
Një 29-vjeçar po dyshohet për dhunimin e një vajze 19-vjeçare, në shtëpinë e saj në një fshat të Pejës.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është identifikuar dhe tashmë është arrestuar.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arrestua lidhur me këtë rast është E. Ibraj.
Ibraj është shoqëruar dhe intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, 19-vjeçarja ka raportuar se i dyshuari i është futur me forcë në shtëpi derisa ajo ishte e vetme dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Pas raportimit të rastit dhe intervistimit të viktimës nga hetuesit policorë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore.
Ndaj të dyshuarit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.